ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor 35 minutes ago
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore 43 minutes ago
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare 44 minutes ago
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën 2 hours ago
I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Çdo përpjekje për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme

albnews by albnews
7 October, 2025
in Albania, Kosova
0
Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Çdo përpjekje për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme serbe më 4 tetor ku i përgjigjej presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, përmendte edhe Shqipërinë duke rikthyer në vëmendje raportin e Dick Marty-t.

Duke i cilësuar të pabaza këto akuza e pretendime, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë shpreh keqardhjen që Serbia kërkon të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes.

RelatedPosts

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Shqipëria kujton Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.

“Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.

Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Sipas Ministrisë shqiptare çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.

“Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë”, përfundon njoftimi i Ministrisë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

7 October, 2025
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

7 October, 2025
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

7 October, 2025
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result