Ambasada britanike në Shqipëri ka dënuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit një ditë më parë, nga 31-vjeçari Elvis Shkambi.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave.” – thuhet të njoftimin e saj.