Kosnett, diplomati i parë që takon kryeparlamentaren Osmani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovës, Philip Kosnett.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 10:30, në Kabinetin e kryetares.

“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës.

Ajo është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë.

Më parë me Parlamentin e Kosovës kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca. 

Share This Article