“Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi”, shprehet Kryeministri Edi Rama duke përcjellë përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”, një nga shprehjet e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill.
Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.