“Të nderosh Enver Hoxhën do të thotë të mohosh krimet e tij dhe të mos nderosh viktimat.”
Kështu deklaroi në seancën dëgjimore për raportimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), kryetarja e institucionit, Dr. Gentiana Sula, përballë shqetësimit të përfaqësuesve të opozitës lidhur me qëndrimin që mbante ndaj futjes së emrit të ish-diktatorit për nderim në një listë figurash historike të lindura në tetor, sipas nje email shpërndarë për deputetët nga sekretaria e Institutit të Studimeve Parlamentare.
Kryetarja shtoi se mund të ketë qenë një lapsus administrativ dhe se AIDSSH është e hapur për të pritur çdo kërkesë nga Kuvendi në raste të ngjashme, kur nevojitet vendimi i Autoritetit.
️Në përmbushje të misionit të saj për edukimin qytetar dhe ruajtjen e kujtesës historike, Autoriteti ka avancuar në punën për ndriçimin e së vërtetës mbi periudhën e diktaturës dhe ndarjen e qartë midis viktimave dhe autorëve të krimeve të saj, shprehur kjo edhde nga kryetarja e AIDSSH, Dr. Gentiana Sula, e cila theksoi gjatë raportimit se ” nuk mund të ketë asnjë relativizim të krimeve të regjimit dhe asnjë nderim për autorët e tyre. Kujtimi u takon viktimave dhe të mbijetuarve.”
Në raportimin e Raportit Vjetor të AIDSSH për vitin 2024, kryetarja foli për punën e institucionit në shërbim të informimit të qytetarëve, institucioneve, studiuesve dhe medias mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.