ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 4 hours ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 4 hours ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 4 hours ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 4 hours ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

albnews by albnews
8 October, 2025
in Shqiperia
0
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për masa represive ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Berisha theksoi se ‘Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina’, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të sjelljes arbitrare të qeverisë. 

“Të dashur deputete dhe deputetë, është një kohë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Absurditeti në projektligjet e tyre ka kufi vetëm qiellin. Besoj se u njohët që në ligjin e mjedisit futet neni 77 me 60 pika të Kodit Penal, në të cilat ky përcakton gjobën për çdo mbetje të hedhur nga çdo qytetar në çdo terren, publik, privat qoftë, 30 deri në 40 mijë euro. Po, është e shkruar, shiheni. A mundet në vendin nga më ekologjikët në botë, por edhe më të ligjit, siç është Gjermania, të gjobisin 200 euro. Gjobitesh 200 euro po të kapi. 30 ose 40 mijë euro.

RelatedPosts

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

“Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm”- Salianji: Policët përdoren për të shpërndarë ujin dhe fushatë

KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

Dëgjojeni këtë se çfarë produkti mizerabël i botës së vjetër është ky njeri që mendon të gjobisë fshatarin pse hedh një mbeturinë në kopsht apo oborr 30 apo 40 mijë euro. Prisni, mos e merrni ashtu. Se po nuk i pagove, ke burgun. I ka për t’i arrestuar, për t’i futur në burg. Çdo ligj duhet të shihet me lupë nga ne. E keni marrë vesh, tarifat 5-6-fishohen, taksat për qytetarët për plehrat 5-6-fishohen. Ushqimet që blejnë shqiptarët rëndojnë në buxhetin familjar të muajit 3 herë më shumë se në vendet e tjera të Europës.

Dhe ky gjen atje dhe merr shifra… Nuk është e vërtetë, se duan të thonë se ka probleme të rënda psikike. Ka probleme të rënda karakteri. Po si mund të vërë njeriu gjobën 30 mijë euro? Si mund të shumëfishosh tarifën për plehrat? Ju kujtohet kur vraponte nëpër studio me zbulimin e madh që bëri me inceneratorët, tani kthehet aty ku e kishim, projekt të bërë me 4 milionë euro nga BE, tek landfillet, tek seleksionimi. Pra, etiketa evropiane është etika e mashtrimit. Këto janë standarde të Koresë së Veriut. As Koreja e Veriut nuk ka të tilla. Këto standarde nuk kanë asnjë lidhje me integrimin, me standardet e BE dhe as me direktivën e KE. Prandaj do t’i hedhim në kosh të plehrave. Gjermani dënon me 200 euro po hodhe diçka aty ku nuk duhet. Ky me 30 mijë euro.

Shteti i inatit, i paimagjinueshëm. Del në Sylbicë, një nga bjeshkët më të bukura në Alpe dhe prish disa shtëpi, që të gjitha inate të patronazhistëve ndaj tyre. Turpe. Ku? Në Alpe ky ka shpenzuar gjithsej në 12 vite, ka përfunduar segmentin Tamarë-Vermoshë, Qafë Thore-Theth dhe 10 kilometra në Valbonë dhe 10 kilometra në Bushtricë. Asnjë qindarkë. Për Alpet kishte projekte, masterplan me Kosovën dhe Malin e Zi se ato janë kompleks. Ato janë një mrekulli natyrore, nuk ka më të bukura në Europë. Ato quhen Himalajat e Europës.

Një qindarkë nuk ka shpenzuar dhe del tani ua prish shtëpitë se patronazhistët kanë urrejtje ndaj tyre. Krim. Ky është shteti i hakmarrjeve, i inatit. Ata banorë kanë ndërtuar një rrugë 7-8 kilometra, asnjë qindarkë nga shteti. Zero investim. Asnjë plan, asnjë projekt, asnjë gjë urbane. Ky shkon me urrejtje të këtij apo të atij dhe prishja këtij apo atij. Unë nuk them se nuk duhet të ketë plan. Historikisht ato janë ndërtuar me një plan të caktuar. Ndërtimet kanë qenë të përqendruar. Ky 10-12 vite me armiqësi absolute ndaj veriut,” tha Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result