Albin Kurti bënë homazhe pranë Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i ri, Albin Kurti, menjëherë pas mbledhjes së partë të kabinetit të tij qeveritar është nisur për të nderuar familjen Jashari në Prekaz.

Kurti e ka nisur detyrën e tij me homazhe pranë kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai është pritur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është djali i heroit Hamëz Jashari.

Kurti vendosi lule pranë varrit të komandatit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Adem Jashari, ndërsa tha se cdogjë që gëzohet sot, është falë sakrificës së të rënëve për liri.

“Këtë liri që e gëzojmë sot dhe këtë shtet që e kemi, ka rrënjët te sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve dhe mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve. Në këtë vend 59 nataret e familjes Jashari dhanë jetën”, ka thënë Kurti.

Ai falëndëroi djalin e Hamëz Jasharit për pritjen që i bëri. 

Share This Article