“Avokatët janë kthyer në sekserë” – Maks Haxhia tregon bisedën e turpshme: Prokurorja tha që s’ka prova, por e kishte bindje…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maks Haxhia ka folur ashpër për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Avokati i njohur tregoi se pse sot drejtësia shqiptare ndodhet në këtë gjendje. Ai shkon në vitin e largët të vitit 1992 ku ligji 7501 i dha të drejtën e pronës shumë shqiptarëve. 

Gjithashtu vuri gishtin te politika, por edhe te kualifikimi i gjyqtarëve. Tregoi edhe një situatë te homazhet e të ndjerit Astrit Kalaja.

“Unë i përkas profesionit të avokatit dhe nuk më intereson fare. Këtu jemi fajtorë të gjithë, që nga politika me ligjin 7501, fajtor me trajtimin që i kanë bërë drejtësisë, fajtorë edhe me kualifikimin që i bëjnë gjyqtarëve se gjejnë të çmendur. 

Unë dëgjova një prokuror në homazhe: Unë nuk kam prova, por e kam bindje që ka kryer vepër penale. Kjo është çmenduri. Ata duhet të jenë profesionistë”, tha fillimisht ai.

Më pas u ndal te avokatët, të cilët nuk i kurseu duke thënë: 

“Avokatët? Disa, po bëjnë sekserin. Unë dua të di qëndrimin e tyre që kanë mbajtur për vrasjen e Astrit Kalasë. Përveç avokatëve, edhe gjyqtarët kanë rolin e vet në këtë vrasje. 

Astrit Kalaja ishte një nga më humanët, më profesionistë. Ai kujdesej që të shkonte në shtëpi i qetë. Por, ka edhe nga të tjerët që krijojnë pakënaqësi. Po ashtu edhe prokurorët, si ajo zonja që tha: Nuk kam prova, por e kam bindje”.

Share This Article