Gati testi europian për koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Testi europian për diagnostikimin e koronavirusit 2019nCoV është gati dhe u përgjigjet indikacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Testi është zhvilluar në Itali, në laboratorin e virologjisë të Universitetit të Padovës, të specializuara në studimin e të ashtuquajturave “viruse të importit” siç janë ato të etheve të Nilit Perëndimor.

“Ne kemi përdorur sekuencat e reja të koronavirusit të depozituara në bazat e të dhënave ndërkombëtare”, tha menaxheri i laboratorit Andrea Crisanti.

“Është një test shumë efikas dhe renditet ndër më të mirët në botë”, theksoi ai.

Share This Article