Katër emra në garën për Kreun e SPAK, KLP publikon listën e kandidatëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar zyrtarisht emrat e prokurorëve që kanë shprehur interesin për të marrë pozicionin kyç të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në përfundim të afatit të aplikimeve, gara për kreun e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar do të zhvillohet mes katër emrave:

Klodian Braho

Elvin Gokaj

Doloreza Musabelliu

Adnan Xholi

Votimi në KLP

Në fund të procesit të vlerësimit, anëtarët e KLP-së do të votojnë për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Zgjedhja do të bëhet me votim të hapur dhe nominal.

Rregulli i përcaktuar thekson se kryetar i ri zgjidhet kandidati që merr thjesht një votë më shumë se kandidatët e tjerë. Në rast se dy ose më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP do të kryejë një raund të dytë votimi mes tyre.

Ky proces shënon një moment kyç për funksionimin e SPAK, i cili pritet të udhëhiqet nga një drejtues i ri për mandatin e ardhshëm.

Share This Article