“Të bën trim”/ Alfred Balla propozon: T’u japim armë gjyqtarëve, nuk janë budallenj amerikanët që i mbajnë…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës, në mes të sallës së gjyqit, teksa po jepte vendimin e marrë, ka shkaktuar reagime të shumta, duke sjellë dhe kërkesa të kolegëve të tij për sigurinë e tyre. 

Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, propozoi që aktorëve të drejtësisë të pajisen me armë personale për vetëmbrojtje. 

“Të paktën t’u japim ndonjë armë, siç e kemi pasur dikur në kohë. Arma të bën trim, edhe ty si gjyqtar e prokuror. Deri në kohën e Saimir Tahirit ka qenë ligji që gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore e kishin organikë armën”, tha ai. 

Më tej, Balla e krahasoi këtë propozim me rastin e oficerëve amerikanë që janë të pajisur me armë edhe jashtë orarit të shërbimit, apo dhe në vendin tonë si ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

“Ke oficerët e policisë gjyqësore, si mund t’i çosh në vendngjarje? Pastaj, amerikanët budallenj janë? Edhe BKH-ja, femra e meshkuj janë të pajisur me armë. Është njësoj si FBI-ja”, tha ai. 

Sipas Ballës, nuk e konsideron rikthimin e armëve me detyrim, por si një sigurim shtesë për jetën e gjyqtarëve apo prokurorëve, për të gjithë ata që e kanë si dëshirë dhe e ndjejnë të nevojshme. 

“Unë personalisht jam për rikthimin e armëve, kush do, jo me detyrim”, tha ai. 

Share This Article