ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës 6 hours ago
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit 6 hours ago
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”? 6 hours ago
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë 6 hours ago
Titujt e Gazetave ne UK 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit, Celibashi: Kemi ndërprerë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, procesi vijon për 5 bashkitë e tjera

albnews by albnews
10 October, 2025
in Shqiperia
0
Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit, Celibashi: Kemi ndërprerë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, procesi vijon për 5 bashkitë e tjera
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një ditë pas  vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve vendore për bashkinë e Tiranës, KQZ ka njoftuar ndërprerjen e përgatitjeve të procesit zgjedhor në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa sqaron se ky proces do të vijojë normalisht në 5 bashkitë e tjera të vendit.

Në një konferencë për medie, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se është çështje e kompetencës së Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur mbi ankimin që është bërë nga Erion Veliaj në lidhje me vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e Kryebashkiakut të Tiranës.

RelatedPosts

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

“Në zbatim të vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që dje, KQZ ka ndërprerë dhe pezulluar përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në bashkinë e Tiranës, ndërkohë vijon normalisht procesi i përgatitjes për 5 bashkitë e tjera. Çdo veprim i KQZ i çdolloj natyre që lidhet me përgatitjet për bashkinë e Tiranës është pezulluar që ditën e djeshme.

 Do ishim në shkelje të kushtetutës e kodit zgjedhor nëse KQZ do vazhdonte me procesin përgatitor të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Ndaj e thashë, bazuar në urdhërimi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kushdo tjetër që vendimi i GJK i adresohet duhet të respektojë vendimin.

KQZ s’mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhet me përgatitjet e procesit zgjedhore për zgjedhjet e Tiranës.

Është çështje e kompetencës së gjykatës kushtetuese mbi ankimin që është bërë në kushtetuese nga Veliaj në lidhje me vendimin për shkarkimin e tij. Do vendosë Gjykata Kushtetuese dhe pastaj do shohim për më tej”, deklaroi Celibashi.

Gjykata Kushtetuese pezulloi ditën e djeshme (9 tetor) dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në Tiranë, pas ankesës së depozituar nga Erion Veliaj. Gjykata vendosi gjithashtu që seanca plenare publike për ankimimin mbi shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak i Tiranës të mbahet më 31 tetor.

Sipas  ankimimit të avokatëve të Veliajt një javë më parë në Kushtetuese, dekreti presidencial cilësohej si “contra Constitutionem” (antikushtetues) pasi “cenon garancitë kushtetuese që gëzon një i zgjedhur vendor gjatë procedurës së shkarkimit”.

Më 1 tetor, presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit, përfshi edhe Tiranën.

Vendimi i sotëm i Kushtetueses i referohet vetëm zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera të vendit, Mat, Tepelenë, Cërrik, Berat dhe Vlorë do të mbahen më 9 nëntor, sipas dekretit të firmosur nga presidenti Bajram Begaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

12 October, 2025
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

12 October, 2025
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

12 October, 2025
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

12 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result