Greqia do të emetojë një monedhë me vlerë 2 euro në përkujtim të 2500-vjetorit të Betejës së Termopileve, e zhvilluar në vitin 480 para Krishtit, ku spartanët e mbretit Leonidas luftuan heroikisht kundër ushtrisë së perse të Kserksit I.
Beteja u zhvillua gjatë tre ditëve në grykat e Termopileve.
Ana kombëtare e monedhës greke prej 2 eurosh, do të ketë përkrenaren e luftëtarëve spartanë së bashku me mbishkrimin në greqisht “2500 vjet që nga Beteja e Termopileve”./ATSH/