KQZ nis shpërndarjen e fletëvotimeve në Kosovë, gati 3.6 milionë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shpërndan materialet zgjedhore, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, të cilat do të përdoren në procesin e votimit, më 12 tetor.

Këto materiale zgjedhore  vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, të në çdo komunë të vendit dhe nga aty, të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendra të Votimit.

Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime, nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve. 

Share This Article