Ngjarje e rëndë në Itali, zjarri shkrumbon një ndërtesë 4-katëshe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin Cornaredo, në afërsi të Milanos, ku një zjarr i fuqishëm përfshiu një ndërtesë katërkatëshe, duke shkaktuar vdekjen e një çifti të moshuar.

Viktimat janë një burrë 88-vjeçar dhe një grua 82-vjeçare, prindërit e një 55-vjeçari që banonte në të njëjtin pallat.

Flakët u përhapën me shpejtësi në apartamentin e tyre, duke detyruar evakuimin e rreth 40 banorëve. Tetë persona u plagosën dhe u dërguan në spital, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike.

Sipas mediave italiane, 17 familje u detyruan të braktisnin godinën, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhen njësitë e zjarrfikësve nga Corsico dhe brigada hetimore, të cilat po vlerësojnë dëmet dhe po mbledhin provat. 

Share This Article