Shqipëria ka korrur një fitore historike ndaj Serbisë. Goli i Rei Manajt në fundin e pjesës së parë vendosi fatet e takimit në Leskovac.
Tashmë renditja në Grupin K flet në favor të Shqipërisë. Skuadra e Silvinjos ka 4 pikë më tepër, edhe pse me 1 ndeshje më shumë të luajtur.
Kuqezinjtë kanë tjetër rrugëtim tashmë, ndërsa ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë vendosin gjithçka.
