Kryeministri Kurti: Vizitën e parë zyrtare do ta bëj në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, në zyrën e tij sot ka pritur edhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemail Minxhozi.

Kryeministri Albin Kurti, tha se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Republikës së Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë.


Siç njofton Zyra e kryeministrit, ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.​

Share This Article