ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Një uri për ndjesi të egra fizike’: Alan Hollinghurst për piktorin dhe shkrimtarin Denton Welch i cili vdiq tragjikisht në moshë të re 49 minutes ago
Qyteti më i rrezikshëm i emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar përgatitet për më shumë mbërritje 1 hour ago
Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Si ta ndalojmë humbjen e miqve në moshë madhore 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zelensky: Plani i Trump për armëpushimin në Gazë, shpresë për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

albnews by albnews
13 October, 2025
in Bota
0
Zelensky: Plani i Trump për armëpushimin në Gazë, shpresë për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se plani i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për armëpushimin në Gazë ofron “shpresë” se një qasje e ngjashme mund të ndihmojë në përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një intervistë për Fox News, Zelensky theksoi se suksesi i Trump në Lindjen e Mesme mund të shërbejë si model për të ushtruar presion ndaj Rusisë.

RelatedPosts

Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme

Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza

Kur kthehen orët prapa në Mbretërinë e Bashkuar?

“Sigurisht, kjo na jep sinjale dhe shpresë se me presionin që presidenti Trump përdori në Lindjen e Mesme për të sjellë paqen, shpresoj që ai të përdorë të njëjtin instrument – madje edhe më shumë – për t’i bërë presion Putinit që të ndalojë luftën në Ukrainë,” u shpreh Zelensky.

Ai vuri theksin te rëndësia e sanksioneve sekondare ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si “shumë të dhimbshme” për ekonominë ruse.

“Të gjithë e kuptojnë se sanksionet sekondare janë të rëndësishme. Kjo varet nga vullneti i Presidentit Trump… dhe unë i bëj thirrje atij të mbështesë këtë paketë sanksionesh sekondare,” tha presidenti ukrainas.

Zelensky vlerësoi përparimin e Evropës në uljen e varësisë nga energjia ruse, duke theksuar se Evropa ka “reduktuar 80% të kontratave të saj për energji gjatë gjithë kësaj periudhe të luftës.”

Megjithatë, ai shtoi se “kjo nuk mjafton” për të ndalur plotësisht ndikimin ekonomik të Rusisë.

Reagimi i Zelenskyt vjen pas bisedës së dytë telefonike të tij me Trumpin gjatë fundjavës.

Ai e përshkroi bisedën e së shtunës si “shumë produktive”, ndërsa biseda e dytë u përqendrua në mbrojtjen e Ukrainës dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Ndërkaq, një delegacion ukrainas, i përbërë nga kryeministrja Yulia Svyrydenko, kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, dhe komisioneri për Politikën e Sanksioneve, Vladyslav Vlasiuk, pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara gjatë kësaj jave.

Vizita synon të forcojë bashkëpunimin me administratën amerikane dhe të diskutojë mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën, përfshirë sanksionet dhe ndihmën ushtarake.

Nga ana tjetër, Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike dhe viktima në civilë.

Përpjekjet për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe për të shtuar presionin ndaj Rusisë përmes sanksioneve dhe ndihmës ushtarake mbeten prioritete kryesore për Ukrainën.

Samiti i ardhshëm dhe bisedimet me SHBA-në pritet të luajnë një rol vendimtar në përcaktimin e hapave të ardhshëm për t’i dhënë fund konfliktit.

/rtsh.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Një uri për ndjesi të egra fizike’: Alan Hollinghurst për piktorin dhe shkrimtarin Denton Welch i cili vdiq tragjikisht në moshë të re

‘Një uri për ndjesi të egra fizike’: Alan Hollinghurst për piktorin dhe shkrimtarin Denton Welch i cili vdiq tragjikisht në moshë të re

13 October, 2025
Qyteti më i rrezikshëm i emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar përgatitet për më shumë mbërritje

Qyteti më i rrezikshëm i emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar përgatitet për më shumë mbërritje

13 October, 2025
Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme

Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme

13 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result