Kosova i ka dhënë fund procesit të zgjedhjeve vendore, që vazhduan këtë të diel për 12 orë në 38 komuna të vendit, për të vijuar me fazën e numërimit të votave pas orës 19:00.
Rreth 2 milionë banorë u ftuan për të ushtruar të drejtën e votimit. Deri në orën 19:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi se pjesëmarrja ishte rreth 39,58 për qind apo gati 801 mijë qytetarë iu drejtuan kutive të votimit në qendrat e përcaktuara.
Këto zgjedhje treguan “maturi politike e demokratike”, u shpreh kryeparlamentari Dimal Basha pas votimit në qytetin e Ferizajt, ndërsa vlerësoi qetësinë në të cilën u mbajt procesi gjithëditor.
Para tij votuan presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me gjithë kryetarët e partive kryesore .
“Deri më tani, nuk janë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhën e përgjithshme të zgjedhjeve,” tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e radhës për mediet.
Krerët politikë falënderojnë qytetarët për kulturën demokratike
“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara. Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve,” shkroi kryeministri në detyrë Kurti në Facebook, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, teksa falënderoi votuesit që mbështetën kandidatë e tij.
“Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale – atë të Partisë Demokratike të Kosovës. Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt rikonfirmimit të fitoreve në çdo komunë ku jemi në balotazh. Kosova meriton ma mirë!” postoi në Facebook edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat. Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës. E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar,” tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Disa komuna drejt raundit të dytë të votimeve më 9 nëntor
Në komunat ku asnjëri nga kandidatët për kryetar komune nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave, procesi shkon në balotazh. Në këtë rast, përballë njëri-tjetrit vihen dy kandidatët me më shumë mbështetje popullore nga raundi i parë.
KQZ-ja ka bërë të ditur se balotazhet do të mbahen pas katër javësh nga data e sotme, më 9 nëntor 2025.
“Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet rundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës,” ka sqaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Rezultatet paraprake të publikuara nga KQZ-ja deri në orën 00:19
Bazuar në rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, komuna e Prishtinës pritet të mbesë në duart e kryetarit aktual Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ndiqet nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeko dhe Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës në vend të tretë. Ndërkohë Besa Shahini, ish-ministrja e Arsimit në qeverinë e Shqipërisë dhe një nga dy gratë që kandiduan për të udhëhequr Prishtinën, ka siguruar më pak se 2 për qind të votave sipas rezultatit të përditësuar nga KQZ-ja në orën 00:19.Deçan
- Bashkim Ramosaj (AAK) – 51,57%
- Jeton Mushkolaj (LDK) – 21,12%
- Natyra Kuçi (PSD) – 11,73%
Dragash
- Bexhet Xheladini (LDK) – 43,98%
- Shaban Shabani (PDK) – 28,38%
- Filiz Mustafa (Vetëvendosje) – 16,82%
Ferizaj
- Agim Aliu (PDK) – 56,47%
- Enver Haliti (Vetëvendosje) – 28,45%
- Visar Azemi (LDK) – 13,38%
Fushë-Kosovë
- Valon Prebreza (Vetëvendosje) – 45,14%
- Besnik Osmani (LDK) – 36,62%
- Rrahim Tërnava (PDK) – 16,07%
Gllogoc
- Ramiz Lladrovci (Për Drenasin…) – 52,31%
- Petrit Hajdari (PDK) – 37,31%
- Egzona Tërdevci (Vetëvendosje) – 4,01%
Graçanicë
- Novak Zivic (Srpska Lista) – 62,54%
- Leutrim Ajeti (Aleanca Shqiptare) – 23,15%
- Igor Rasic (Za Slobodu Pravdu I Opstanak) – 12,90%
Gjakovë
- Ardian Gjini (AAK) – 47,47%
- Ardian Gola (Lëvizja Vetëvendosje) – 33,54%
- Shefqet Shehu (LDK) – 7,69%
Gjilan
- Alban Hyseni (Vetëvendosje) – 49,79%
- Arbër Ismajli (LDK) – 34,24%
- Riad Rashiti (PDK) – 12,23%
Hani i Elezit
- Mehmet Ballazhi (PDK) – 50,94%
- Rufki Suma (…) – 49,06%
Istog
- Ilir Ferati (LDK) – 58,78%
- Ali Nimanaj (PDK) – 22,11%
- Astrit Bujupaj (Vetëvendosje) – 13,53%
Junik
- Ruzhdi Shehu (LDK) – 47,91%
- Agron Kuçi (AAK) – 40,68%
- Jemir Tofaj (Vetëvendosje) – 11,29%
Kaçanik
- Sabedin Vishi (PDK) – 39,72%
- Jeton Raka (Vetëvendosje) – 37,98%
- Heset Malsiu (Vizioni për Zhvillimin e Kaçanikut) -14,30%
Kamenicë
- Kadri Rahimaj (Vetëvendosje) – 50,56%
- Qëndron Kastrati (PSD) – 28,03%
- Shaip Surdulli (LDK) – 9,02%
Klinë
- Zenun Elezaj (AAK) – 48,93%
- Sokol Bashota (PDK) – 35,31%
- Arben Limanaj (LDK) – 9,82%
Kllokot
- Bozidar Dejanovic (Srpska Lista) – 41,62%
- Srecko Spasic (Srpska Narodna Sloga) – 31,43%
- Arbër Emini (…) – 23,50%
Leposaviq
- Zoran Todic (Srpska Lista) – 70,35%
- Vladimir Radosavljevic (Srpska Demokratija) – 11,45%
- Vesna Pantovic (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 6,76%
Lipjan
- Imri Ahmeti (LDK) – 51,30%
- Shukri Buja (PDK) – 30,36%
- Ilir Qeriqi (Vetëvendosje) – 16,31%
Malishevë
- Ekrem Kastrati (NISMA) – 53,41%
- Gëzim Krasniqi (PDK) – 18,91%
- Valon Hoti (Vetëvendosje) – 15,50%
Mamushë
- Abdulhadi Krasniç (KDTP) – 50,52%
- Fikret Morina (Mamusa Halk Hareketi) – 48,05%
- Agron Mazreku (Vetëvendosje) – 1,43%
Mitrovicë e Jugut
- Arian Tahiri (PDK) – 47,89%
- Faton Peci (Vetëvendosje) – 47,80%
- Gëzim Plakolli (LDK) – 3,57%
Mitrovicë e Veriut
- Milan Radojevic (Srpska Lista) – 62,55%
- Marko Jaksic (Gradanska inicijativa Sever za sve) – 13,12%
- Erden Atiq (Vetëvendosje) – 8,32%
Novobërdë
- Sasa Milosevic (Srpska Lista) – 61,31%
- Bajrush Ymeri (LDK) – 22,45%
- Abdyl Gashi (Vetëvendosje) – 10,16%
Obiliq
- Xhafer Gashi (LDK) – 46,47%
- Halil Thaçi (Vetëvendosje) – 44,04%
- Goran Dancetovic (Srpska Lista) – 4,84%
Partesh
- Dragan Petkovic (Srpska Lista) – 89,88%
- Sladjan Mladenovic (Kosovski Savez) – 10,12%
Pejë
- Gazmend Muhaxheri (LDK) – 46,12%
- Taulant Kelmendi (Vetëvendosje) – 27,94%
- Ali Berisha (AAK) – 18,32%
Podujevë
- Shpejtim Bulliqi (Vetëvendosje) – 53,29%
- Ekrem Hyseni (LDK) – 39,23%
- Isak Shabani (PDK) – 6,13%
Prishtinë
- Përparim Rama (LDK) – 33,78%
- Hajrulla Çeku (Vetëvendosje) – 32,98%
- Uran Ismaili (PDK) – 27,81%
- Bekë Berisha (AAK) – 3,12%
- Besa Shahini (PSD) – 1,56%
- Fatmir Selimi (…) – 0,25%
- Merkur Beqiri (ALTERNATIVA) – 0,19%
- Agim Krasniqi (Prishtina në dorë tënde) – 0,17%
- Lulzim Syla (…) – 0,07%
- Nedime Belegu (Epoka e Hyjneshës në Prishtinë) – 0,07%
Prizren
- Shaqir Totaj (PDK) – 41,92%
- Artan Abrashi (Vetëvendosje) – 29,87%
- Driton Selmanaj (LDK) – 10,81%
Rahovec
- Smajl Latifi (AAK) – 37,28%
- Ali Dula (Vetëvendosje) – 23,92%
- Burim Krasniqi (LDK) – 23,24%
Ranillug
- Tanja Antic (Srpska Lista) – 71,05%
- Ivan Petrovic (Srpski Narodni Pokret) – 14,08%
- Igor Mitic (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 12,71%
Skënderaj
- Sami Lushtaku (PDK) – 83,45%
- Hysni Mehani (Vetëvendosje) – 9,78%
- Sokol Halili (Iniciativa Qytetare për Skënderaj) – 6,77%
Suharekë
- Bali Muharremaj (AAK) – 45,57%
- Ardian Shala (LDK) – 31,93%
- Hamdi Bytyçi (Vetëvendosje) – 13,43%
Shtërpcë
- Ivica Tanasijevic (Srpska Lista) – 66,41%
- Stefan Stamenkovic (Pravda i Jednakost) – 9,68%
- Sladan Nikolcevic (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 9,22%
Shtime
- Qemajl Aliu (Vetëvendosje) – 50,52%
- Përparim Ramusa (PDK) – 36,87%
- Kastriot Shabani (LDK) – 11,99%
Viti
- Sokol Haliti (LDK) – 37,99%
- Arsim Ademi (Vetëvendosje) – 33,55%
- Bekim Azizi (PDK) – 25,72%
Vushtrri
- Ferit Idrizi (PDK) – 45,56%
- Sylejman Meholli (Vetëvendosje) – 30,63%
- Xhafer Tahiri (LDK) – 19,72%
Zubin-Potok
- Milos Perovic (Srpska Lista) – 79,99%
- Milija Bisevac (Srpski Narodni Pokret) – 6,99%
- Stevan Vulovic (Kosovski Savez) – 5,66%
Zveçan
- Dragisa Milovic (Srpska Lista) – 86,66%
- Zoran Obrenovic (Srpska Demokratija) – 8,47%
- Sladjana Pantovic (Ujsedinjenje) – 2,08%
Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Këto formacione kërkojnë të sigurojnë kryetarin e secilës prej 38 komunave të vendit, si dhe të kenë pjesën e tyre në këshillat komunalë respektivë.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për t’u zgjedhur është 5.624. Prej tyre, 205 garojnë për kryetarë komunash dhe 5.419 për kuvendet komunale.
2.025.105 votues brenda territorit të Kosovës kishin të drejtë të ushtronin votën e tyre, ndërsa 43.993 qytetarë u regjistruan për të votuar me postë nga jashtë vendit. Nga votuesit e rinj, 26.654 tetëmbëdhjetëvjeçarë patën mundësinë të votojnë për herë të parë.