ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar 4 hours ago
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën 4 hours ago
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama 4 hours ago
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht 4 hours ago
Karton i verdhë për shqiponjën?! 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina e Mitrovica e Jugut në balotazh për një grusht votash, Kurti merr Podujevën, LDK Gjilanin dhe PDK prin në 4 komuna

albnews by albnews
13 October, 2025
in Kosova
0
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina e Mitrovica e Jugut në balotazh për një grusht votash, Kurti merr Podujevën, LDK Gjilanin dhe PDK prin në 4 komuna
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.Në 27 komuna ka përfunduar numërimi derisa në 11 të tjera akoma jo.

Sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka fituar tre komuna (Kamenicë, Podujevë e Shtime) pa balotazh. Në raundin e dytë mbetet në garë në 12 komuna të tjerë, përfshirë, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin e Gjakovën.

RelatedPosts

Edhe Kurti shpall fitoren: Ajo që ndodhi në Mitrovicë duhet të hetohet, ja kur e prezantoj qeverinë

Incidenti me armë në Drenas të Kosovës, Kryeprokurori i Prishtinës: S’ka lidhje me procesin zgjedhor

Numërohen votat për 38 komunat e Kosovës, pjesëmarrja në zgjedhje rreth 39%. Rezultatet çojnë Prishtinën dhe shumë të tjera drejt balotazhit

Sipas rezultateve preliminare, LVV prin në 3 prej komunave ku ka shkuar në balotazh e në nëntë është e dyta.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në tre komuna po ashtu (Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit), e do të jetë në raund të dytë në gjashtë komuna, përfshirë edhe në Mitrovicë dhe Prizren. Në tri prej tyre prin dhe në tri të tjera është e dyta.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në dy komuna (Istogun dhe Lipjanin), derisa do të jetë në balotazh në dhjetë komuna përfshi Prishtinën, Pejën e Gjilanin. Në gjashtë prej tyre prin e në dy është e dyta.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar pa balotazh vetëm Decanin, derisa do të jetën në raund të dytë në pesë komuna. Prej qyteteve më të mëdha do të jetë në balotazh vetëm në Gjakovë. E në katër prej tyre prin sipas rezultatit paraprak dhe në një prej tyre është e dyta.

NISMA-Socialdemokrate ka fituar vetëm në Malishevë dhe nuk është në garë për asnjë komunë tjetër.

Ramiz Lladrovci qysh në raundin e parë e fitoi Drenasin me 52% të votave, kundrejt ish-partisë së tij, PDK-së.

Lista Serbe mori 9 komuna të banuara me shumicë serbe dhe do të jetë në balotazh në Kllokot.

Këto janë rezultatet preliminare pa u numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result