Kjo është konfirmuar edhe nga vet drejtori i IKSHPK-së, Prof. Dr. Naser Ramadani, i cili ka thënë se në rast nevoje për diagnostikim atëherë do të dërgojnë materialet në laboratorë jashtë Kosovës.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka reagensë për diagnostikimin e koronavirusit dhe për këtë pritet të furnizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Koronavirusi është virus i ri i diagnostikuar për herë të parë në Kinë më 7 janar. Autoritetet kineze pas shtatë ditësh kanë zbuluar shkaktarin, kanë zbuluar kodin gjenetik të shkaktarit dhe reagensët laboratorik për diagnostikimin e sëmundjes. Nuk ka ndodhur asnjëherë që kodi gjenetik të dekodohet kaq shpejt”.
“Në Evropë vetëm Franca dhe Gjermania i kanë nga 4 laboratore për diagnostikimin e koronavirusëve, ndërsa laboratorët tjera ende nuk i kanë marr as reagensët sepse potencialisht nuk kanë mundur as të prodhohen deri më tani”, ka deklaruar Ramadani për rtv21.
“Instituti ka vënë kontakte me OBSH-në dhe me laboratorët prestiogjioze me të cilat ne kemi bashkëpunim të ngushtë, që në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë dhe kemi nevojë për diagnostikë laboratorike, të dërgohen meenjëherë përmes postës së shpejt dhe të diagnostikohen brenda ditës”, ka thënë ai, shkruan gazeta shneta.
Ramadani ka deklaruar se presin nga OBSH që brenda kësaj jave të furnizohen me reagensët për diagnostikimin e koronavirusëve.
“Për dy ditë presim që OBSH do t’i sjellë në Kosovë prajmerët origjinal për diagnostikimin e koronavirusëve”, ka deklaruar ai.
Ramadani ka thënë se Klinika Infektive në QKUK është e gatshme për të trajtuar të gjithë pacientët që kanë nevojë. Sipas tij për të gjitha sëmundjet ngjitëse kur shkaktarë janë virusët, nuk ka terapi specifike, por terapi simptomatike sipas shenjave klinike.