Paralajmëron Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, do ta çarmatosim me forcë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se Hamasi “do të çarmatoset” dhe se, nëse grupi nuk dorëzohet vetë, Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë për ta bërë këtë “ndoshta edhe me forcë”.

Hamasi do të çarmatoset sepse tha se do ta bëjë,” u shpreh Trump, duke shtuar: “nëse nuk e bëjnë vetë, do ta bëjmë ne.”

Presidenti përsëriti se çarmatimi do të ndodhte “shpejt dhe ndoshta edhe me forcë”, por nuk dha detaje konkrete mbi kohëzgjatjen ose mjetet që do të përdoren.

Trump tha gjithashtu se kishte “folur me Hamasin” dhe se kishte marrë disa forma sigurie nga ana e tyre. Ai shtoi se dorëzimi i armëve do të realizohej brenda një “periudhe të arsyeshme kohore”, pa përmendur afate të sakta.

Share This Article