Bota
Serbia përballet me sfida energjetike nga SHBA-ja dhe Rusia
Vetëm brenda një jave, Serbia mori dy lajme që ngritën pyetje për sigurinë e saj energjetike: ndërsa Shtetet e Bashkuara filluan të zbatojnë sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS) për shkak të pronësisë së saj ruse, Moska vendosi që marrëveshja e gazit me Beogradin të zgjatet vetëm deri në fund të vitit.
Kjo shkaktoi shqetësim – pavarësisht garancive nga autoritetet – nëse do të ketë sasi të mjaftueshme të energjisë për ngrohje.
E vetmja kompani në Serbi që merret me hulumtimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, NIS, u vendos nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara që nga 9 tetori, për shkak të pronësisë së saj kryesisht ruse.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, foli edhe për një “lajm shumë zhgënjyes” që i mbërriti këtij vendi dy ditë më vonë: Rusia zgjati marrëveshjen e gazit me Serbinë deri në fund të vitit, dhe jo për tre vjet, siç prisnin autoritetet serbe.
Serbia varet nga gazi rus, dhe shumica e familjeve që përdorin ngrohjen qendrore në Serbi, e sigurojnë me gaz.
Ekonomisti Lubodrag Saviq thotë se nuk pritet ndalim i furnizimit me gaz për Serbinë, e as rritje e çmimit të tij.
“Kjo është një lëvizje taktike e Rusisë, një lloj presioni ndaj Serbisë me një mesazh të qartë: Ne jemi të hapur për bisedime, por nuk do të ketë nacionalizim të NIS-it”, shpjegon ai për Radion Evropa e Lirë.
Vuçiq tha më 11 tetor se zyrtarët amerikanë i kanë sugjeruar që Serbia ta nacionalizojë NIS-in për të shmangur sanksionet, por ai tha se e ka refuzuar këtë.
Pas një takimi me një delegacion rus lidhur me NIS-in, më 13 tetor, Vuçiq njoftoi në rrjetin social Instagram se nuk do të ketë asnjë mungesë të naftës apo produkteve të saj dhe asnjë krizë energjetike.
Cilat janë reagimet e zyrtarëve në Serbi?
Vuçiq tha se është “i kënaqur me konstruktivitetin dhe sinqeritetin” pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Bordit të Drejtorëve të Gazpromneftit, Alexander Dyukov, dhe zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin.
Kompania ruse Gazpromneft – degë e Gazpromit – ka aksionet më të mëdha në NIS: 44.9 për qind.
Pronare tjetër e rëndësishme është një kompani tjetër e menaxhuar nga Gazpromi: Intelligence nga Shën Petersburgu, me 11.3 për qind të aksioneve.
Vuçiq tha se shteti “do të marrë masa” për shkak të sanksioneve ndaj NIS-it dhe se ai do t’i paraqesë palës ruse “ide të reja” në lidhje me kompaninë e sanksionuar.
NIS u vendos në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara me qëllim parandalimin e financimit të luftës së Rusisë në Ukrainë përmes parave që gjenerojnë kompanitë ruse të energjisë.
Deklaratat e ministres serbe të Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, në lidhje me sanksionet kundër NIS-it ishin më të ashpra.
Më 11 tetor, ajo njoftoi për mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të NIS-it, por tha se plani i menaxhimit për operacionet e kompanisë nuk është prezantuar.
“Ne prisnim të dëgjonim se cili është plani i menaxhmentit dhe i kompanisë për operacionet për tre, katër, pesë ose gjashtë muajt e ardhshëm. Fatkeqësisht, nuk kemi dëgjuar për këtë plan. Nuk e kemi dëgjuar as planin dhe as programin. Dhe kjo është shqetësuese”, tha Gjedoviq Handanoviq për Radio Televizionin e Serbisë.
Ajo shtoi se plan i partnerëve rusë ishte të prisnin që lufta në Ukrainë të mbaronte dhe të arrihej një marrëveshje midis Rusisë dhe SHBA-së, që do të ndikonte edhe në sanksione.
Ministria e Energjisë e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si mungesa e një kontrate afatgjate të gazit dhe sanksionet kundër NIS-it do të ndikojnë ngrohjen në Serbi.
Ngjashëm, as Srbijagas – kompania për transportin, ruajtjen, shpërndarjen dhe tregtimin e gazit natyror – nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me marrëveshjet e gazit.
Lajme të këqija në prag të sezonit të ngrohjes
Në Serbi, sezoni i ngrohjes nis më 15 tetor. Zyrtarët serbë prisnin një marrëveshje të re trevjeçare me Gazpromin e Rusisë, për të importuar 2.5 miliardë metra kub gaz në vit.
Kontrata e mëparshme dhjetëvjeçare skadoi në maj. Megjithatë, pala ruse vendosi ta zgjaste kontratën vetëm deri në fund të këtij viti.
Sipas një raporti nga Agjencia Shtetërore e Energjisë në Serbi, shumica e familjeve në këtë vend që përdorin ngrohjen qendrore, e sigurojnë atë nga gazi.
Termocentralet e Beogradit konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se përdorin kryesisht gaz për ngrohje (98.46 për qind) dhe shumë më pak burime të tjera të energjisë, si qymyri dhe nafta.
Kjo kompani nuk iu përgjigj qartazi pyetjes nëse sanksionet kundër NIS-it do të ndikonin në furnizimin me mazut, pasi mazuti merret nga nafta.
“Termocentralet e Beogradit janë të detyruara, sipas Ligjit të Energjisë, të sigurojnë rezerva të një burimi zëvendësues të energjisë për 15 ditë ngrohje. Këto rezerva janë siguruar tashmë”, thuhet në përgjigje.
Sipas Agjencisë së Energjisë, pjesën më të madhe të gazit në Serbi e shfrytëzon industria, me 64 për qind, familjet 16 për qind dhe termocentralet 20 për qind.
Gazi dhe mazuti përdoren në një masë më të vogël edhe për prodhimin e energjisë elektrike në Serbi.
Kompania e Energjisë Elektrike e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se si do të ndikojnë problemet me NIS-in dhe marrëveshjen e gazit në furnizimin me energji.
Serbia mes dy zjarresh
Ekonomisti Lubodrag Saviq beson se Serbia nuk do të përballet me mungesa gazi, sepse interesat e Serbisë dhe Rusisë janë të njëjta.
“Nëse Serbia respekton interesin e Rusisë [në NIS], nuk ka asnjë shans që marrëveshja e gazit të mos zgjatet pas këtij viti”, beson ai.
Saviq shton se interesi i Rusisë është të shesë gaz, por se ajo ka një interes edhe më të madh, që është politik, në pjesën që ka të bëjë me NIS-in.
Kur bëhet fjalë për pjesën politike të marrëdhënieve me Rusinë, Serbia nuk ka rënë dakord për sanksionet perëndimore kundër Moskës as tre vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës – pavarësisht thirrjeve dhe paralajmërimeve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Varësia nga energjia ruse është një nga argumentet e saj për një qëndrim të tillë.
Saviq thotë se sanksionet amerikane kanë për qëllim të zvogëlojnë ndikimin rus në botë dhe se në shënjestër të tyre është gjendur edhe Serbia.
Që nga janari, kur NIS-i u vendos në listën e kompanive të sanksionuara, SHBA-ja e shtyu zbatimin e sanksioneve tetë herë – herën e fundit deri më 8 tetor.
Ndërkohë, struktura e pronësisë së NIS-it ndryshoi disa herë, por mbetet kryesisht nën kompanitë ruse.
I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Serbi, Alexander Titolo, deklaroi më 9 tetor se sanksionet amerikane ndaj NIS-it nuk kanë në shënjestër popullin serb, por, përkundrazi, të ushtrojnë presion financiar mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, tha se Rusia është e vetëdijshme se sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj NIS-it janë një problem serioz, por se “do të bëjë gjithçka” për t’u siguruar që qytetarët të mos i ndiejnë pasojat e tyre. REL
Bota
“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë
Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për Gjermaninë dhe për gjithë Evropën. Kjo ishte perspektiva e paraqitur nga Kancelari Federal Gjerman, Friedrich Merz, në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ku theksoi rëndësinë e këtij viti për të ardhmen e vendit dhe të kontinentit.
“Mund të jetë një vit në të cilin Gjermania dhe Evropa do të rimarrin në dorë paqen, lirinë dhe prosperitetin me forcë të përtërirë”, u shpreh Merz gjatë fjalimit.
Kancelari kujtoi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria e tij, duke përfshirë ndryshimet në shërbimin ushtarak, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, uljen e burokracisë si dhe heqjen e të ardhurave bazë, të cilat janë zëvendësuar me sistemin e sigurimit bazë.
Duke iu referuar sfidave demografike, Merz theksoi se shoqëria gjermane po plaket dhe se brezi i “baby boomers” po i afrohet moshës së pensionit. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për krijimin e një ekuilibri të ri në sistemet e sigurimeve shoqërore, që të përmbushë në mënyrë të drejtë nevojat e të gjitha brezave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëhiqen nga frika apo dekurajimi, por nga besimi dhe bindja se Gjermania ka aftësinë për të përballuar edhe sfidat më të mëdha.
Në fund, Merz kërkoi sërish durim nga qytetarët, duke pranuar se reformat nuk kanë dhënë ende rezultatet e dëshiruara. “Nuk është e mjaftueshme, por qeveria federale ka filluar punën e saj dhe jam i bindur se përfitimet do të vijnë, edhe pse do të kërkojnë kohë”, deklaroi ai.
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
-
Albania23 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
UK23 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
