ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më pak familje refugjatësh në Angli të regjistruara si të pastreha 7 minutes ago
Skena kaotike ndërsa vajtuesit shohin trupin e ish-kryeministrit të Kenias 9 minutes ago
Të dhënat e gjurmimit tregojnë se cisternat iraniane fshehin përsëri vendndodhjet – dhe sa naftë ruse shkon në Indi? 11 minutes ago
Pyetje pa përgjigje pas publikimit të provave të spiunazhit kinez 18 minutes ago
Arabia Saudite u kualifikua në Botëror, skuadra dhe stafi shpërblehen me 50 milionë euro 20 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Princ Leka II u fejua me Blerta Celibashin, por sa kushtoi unaza që po bëhet lajm ndërkombëtar?

albnews by albnews
16 October, 2025
in Show - Biz
0
Princ Leka II u fejua me Blerta Celibashin, por sa kushtoi unaza që po bëhet lajm ndërkombëtar?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fejesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes familjen mbretërore shqiptare. Këtë herë, vëmendja nuk është tek historia e dashurisë, por tek unaza që po bën xhiron e mediave botërore.

Sipas revistës britanike “Hello Magazine”, princi shqiptar i ka propozuar partneres me një unazë fejese që vlerësohet në rreth 120 mijë paund, ose afërsisht 140 mijë euro.

RelatedPosts

Ekzekutoi me breshëri plumbash biznesmenin italian në Tepelenë, vetëdorëzohet në polici autori Kamber Sulçaj

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

BKH kontrolle edhe në shtëpinë e ish-gjeneralit dhe ish-deputetit të PS Kollçaku

Eksperti i bizhuterive Nilesh Rakholia e përshkruan unazën si “të qetë, elegante dhe pa teprime” – një diamant me prerje ovale ose cushion, i vendosur mbi një shirit të hollë të zbukuruar me gurë pavé.

Rakholia shton se, nëse diamanti qendror është 2 deri në 3 karatë, çmimi i llogaritur është plotësisht i arsyeshëm.

Ai e quan stilin “regal, por bashkëkohor”, një mënyrë për të treguar status dhe dashuri, pa pasur nevojë për ekstravagancë.

Propozimi romantik ndodhi më 11 tetor 2025 në Ksamil, një nga vendet më të dashura të rivierës shqiptare.

Çifti ndau lajmin në rrjetet sociale, me foto nën diellin e vjeshtës, ku unaza shkëlqente në dorën e Blertës. Oborri Mbretëror e quajti këtë moment “fillimin e një kapitulli të ri”.

Fejesa vjen një vit pas ndarjes së Princ Lekës nga Elia Zaharia, me të cilën ka një vajzë, Princeshën Geraldinë.

Lidhja me Blerta Celibashin u bë publike në shtator 2024 dhe që atëherë ata janë parë së bashku në ngjarje kulturore dhe bamirësie.

Artikulli i “Hello Magazine” ka nxitur një valë reagimesh në mediat ndërkombëtare si “People”, “9Honey”, “Tatler”, “Sky News” dhe “Geo News”, të cilat theksojnë detajet e unazës, vendin e propozimit dhe raportin e çiftit.

Në një kohë ku fejesat e personazheve publikë shpesh kthehen në spektakël, zgjedhja e Princ Lekës për një unazë të sofistikuar, por të përmbajtur, po vlerësohet si shembull i “luksi të heshtur” — një simbol dashurie me klas, që flet më shumë për ndjenjën sesa për çmimin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më pak familje refugjatësh në Angli të regjistruara si të pastreha

Më pak familje refugjatësh në Angli të regjistruara si të pastreha

16 October, 2025
Skena kaotike ndërsa vajtuesit shohin trupin e ish-kryeministrit të Kenias

Skena kaotike ndërsa vajtuesit shohin trupin e ish-kryeministrit të Kenias

16 October, 2025
Të dhënat e gjurmimit tregojnë se cisternat iraniane fshehin përsëri vendndodhjet – dhe sa naftë ruse shkon në Indi?

Të dhënat e gjurmimit tregojnë se cisternat iraniane fshehin përsëri vendndodhjet – dhe sa naftë ruse shkon në Indi?

16 October, 2025
Pyetje pa përgjigje pas publikimit të provave të spiunazhit kinez

Pyetje pa përgjigje pas publikimit të provave të spiunazhit kinez

16 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result