ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 9 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 9 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 9 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 9 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tubimi pro UÇK-së në Tiranë, me flamuj kuqezi e këngë patriotike nisen autobusët e parë nga Prishtina

albnews by albnews
17 October, 2025
in Albania, Kosova
0
Tubimi pro UÇK-së në Tiranë, me flamuj kuqezi e këngë patriotike nisen autobusët e parë nga Prishtina
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Katër autobusët e parë janë nisur nga një pikë në Prishtinë drejt Tiranës me protestuesit pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të marrin pjesë në tubimin e orës 17:00, në sheshin “Skënderbej”.

Me flamuj kuqezi, simbolet e UÇK-së dhe këngë patriotike, qytetarët nga Kosova kanë nisur kështu marshimin drejt Shqipërisë për protestën gjithëkombëtare.

RelatedPosts

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në “Off the Record” nga Andrea Danglli, Kryekomunari i Prishtinës, Përparim Rama zbuloi se OVL/UÇK i janë vënë në dispozicion gjashtë autobusë pa pagesë, që do të nisen nga kryeqyteti i Kosovës.

“Ne kemi pasur takime dhe biseda me organizatën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kemi pasur kërkesë që t’ju ndihmojmë me transportin. Gjashtë autobus prej Prishtinës do të nisen për në Tiranë. Edhe kjo ka qenë kërkesa, këtë e kemi plotësuar. Normal çfarëdo tjetër që ka nevojë. Ne jemi në përkrahje të veteranëve, në përkrahje të vlerave të UÇK dhe ju falënderojmë shumë edhe Tiranës që kanë mundësuar që kjo protestë gjithëkombëtare të ndodhë tash edhe në Tiranë. Është një organizim madhështor. Faktikisht kemi të gjithë shqiptarët nga pjesë të ndryshme këtu të regjionit, e kemi edhe të tjerë që vijnë edhe kemi informata që po vijnë edhe nga pjesë të tjera të botës t’i bashkëngjiten kësaj proteste. Kështu që nuk kam asnjë dyshim që do të jetë madhështore”, tha ai në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Ndërkohë, kreu i OVL-së Hysni Gucati zbuloi në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, detaje nga tubimi.

Sipas tij nuk do të ketë fjalime nga politikanë shqiptarë në sheshin “Skënderbej”. Gucati tha se të pranishmëve në protestë do t’u drejtohen me një fjalë vetëm dy personalitete të shquara si kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.

“Folësit do të jenë ish-Presidenti i Shqipërisë Afred Moisiu. Respekt, mosha unë e di që e ka një moshë bukur të shtyme, ka mbi 85 vite nëse nuk gaboj, por falë Zotit më duket shëndeti shumë mirë. I dhashtë Zoti shëndet gjithmonë. Atje do të jetë Ali Ahmeti, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë apo ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare. Njëri nga organizatorët që do të jem unë do të kem një fjalë dhe do ta ketë një fjalë një familje e dëshmorit, që është i Shqipërisë, qytetari i Shqipërisë që ka luftuar në Kosovë dhe ka vdekur për vendin amë Kosovën për vëllezërit kosovarë që ka vdekur atje dhe ai do ta ketë fjalën në emër të gjithë dëshmorëve të Shqipërisë, djemve të Shqipërisë që kanë luftuar në Kosovë dhe kanë vdek. Kështu që ne nuk do ta anashkalojmë asnjë njeri këtu do të jemi. Uunë e thashë që në fillim punën që kanë bërë këta djem, duke i përmendur Azganin edhe Shkëlqim Hajdarin. Gjithë janë të mirëseardhur, të gjitha shoqatat në edhe jemi duke bashkëpunuar shumë me shoqata të ndryshme në Tiranë. Fjalën do ta ketë edhe kryetari i Shoqatës “Tirana”, që do ta marrë fjalën dhe ai do ta ketë fjalën nesër. Si nikoqir se është nga Tirana është nikoqiri këtu edhe ai do ta ketë fjalën në sheshin e Skënderbeut. Do të mundohemi t’ia shpërblejmë të paktën qytetarëve të Shqipërisë, qytetarëve të Tiranës, se Tirana ka hapur dyert edhe në kohën më të vështirë, atë të luftës”, zbuloi Gucati në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result