“Lufta” e mëngjesit për të veshur fëmijët sjell shumë benefite tek shëndeti i prindërve? Habit studimi i ri!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një studim i fundit nga Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive ka zbuluar se rutina e mëngjesit për prindërit që përpiqen të veshin dhe përgatisin fëmijët për në shkollë është aq intensive fizikisht sa barazohet me vrapimin e një maratone.

Sipas profesorit Olan Wyche, i cili drejtoi kërkimin mbi 1,000 familje, prindërit harxhojnë mesatarisht deri në 3,000 kalori çdo mëngjes, vetëm gjatë procesit të përgatitjes së fëmijëve — një sasi që zakonisht digjet gjatë një aktiviteti fizik ekstrem.

Është një përzierje midis vrapimit të një maratone dhe përballjes me një ari të tërbuar -tha me humor profesori Wyche.

Prindërit duhet të luten, të negociojnë, të kërcënojnë me dashuri dhe të bërtasin me zë të butë – çdo mëngjes është një sfidë emocionale dhe fizike.

Studimi vëren gjithashtu se prindërit me më shumë se tre fëmijë shpenzojnë edhe më shumë energji, duke e kthyer mëngjesin në një “sport ekstrem familjar”.

Edhe fëmijët djegin kalori, përmes rezistencës, lotëve apo justifikimeve të pafundme, por ngarkesa kryesore mbetet te prindërit.

Ekspertët këshillojnë që pas një mëngjesi kaq të lodhshëm, prindërit të gjejnë pak kohë për pushim ose relaks, madje edhe për një masazh lehtësues.

Siç përfundon me humor raporti:

Vetëm t’i veshësh fëmijët mund të konsiderohet aktivitet sportiv me intensitet të lartë.

Share This Article