Kontrolle termike në aeroporte kundër koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia nisi në aeroportet e saj kontrollin e pasagjerëve nëpërmjet dhomave termike, pas zbulimit të një rasti infektimi të rëndë me koronavirus te një çift kinez.

Kontrollet me detektorë termikë, deri më tani të rezervuara për pasagjerët që vijnë nga zonat e prekura nga virusi vdekjeprurës, do të aplikohen për të gjitha fluturimet, përfshirë edhe ato nga Evropa, u njoftua nga Mbrojtja Civile.

Në aeroportin më të madh të Romës “Fiumicino”, do të përdoren gjithashtu kamera me imazhe termike për fluturimet e brendshme.

Në aeroportet pa kamera termike, qindra vullnetarë të Kryqit të Kuq, të pajisur me tabletë ose termometra dixhitalë, janë ngarkuar të monitorojnë çdo udhëtar që mbërrin në aeroport.

Shumë autoritete aeroportuale në mbarë botën, përdorin kamera me imazhe termike, që synojnë kryesisht udhëtarët nga Kina./ATSH/ 

Share This Article