Konjufca takon Abbottin, Britania e gatshme të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti të mërkurën ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

thuhet se në këtë takim, Konjufca dhe ambasadori Abbott biseduan edhe për zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Konjufca shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve, Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, edhe pas Brexitit.

Kurse ambasadori britanik Abbott shprehu gatishmërinë e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar mbështetjen dhe qëndrimin pranë Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme të saj.

Share This Article