ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha 30 minutes ago
Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield 2 hours ago
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor 2 hours ago
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i 2 hours ago
Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës

albnews by albnews
19 October, 2025
in Bota
0
Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se po bëjnë përpjekje intensive për të parandaluar përshkallëzimin e mëtjeshëm të shpërthimit të fundit të dhunës në Rripin e Gazës, pasi në të kundërt mund të çojë në kolaps të armëpushimit të brishtë mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas raportimeve të Axios, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, kanë zhvilluar biseda me zyrtarë izraelitë për të kërkuar një reagim “proporcional por të matur” ndaj sulmit të fundit ndaj forcave izraelite.

RelatedPosts

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

Bizhuteri “të paçmuara” u vodhën gjatë bastisjes në Muzeun e Luvrit

Trump i jep fund ndihmës për Kolumbinë dhe e quan udhëheqësin e vendit një “trafik droge”

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm, një grup luftëtarësh të Hamasit sulmoi një patrullë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në zonën jugore të Rripit të Gazës, duke shkaktuar lëndime të lehta te dy ushtarë izraelitë dhe duke dëmtuar një mjet ushtarak.

Ky incident erdhi vetëm pak ditë pas nënshkrimit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në mes të tetorit, i cili kishte lejuar lirimin e 20 pengjeve izraelitë të gjallë dhe lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë.

Armëpushimi, i cili hapi rrugën për tërheqjen fillestare të trupave izraelite nga pjesë të mëdha të Gazës, tani rrezikohet nga ky shpërthim i papritur i dhunës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi në një konferencë për shtyp se “SHBA-ja është e angazhuar plotësisht për të mbështetur paqen e qëndrueshme në rajon dhe po punon pa pushim për të rikthyer qetësinë”.

Ajo theksoi se presidenti Trump ka folur personalisht me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar situatën në Gazë, duke theksuar nevojën për “përpjekje të përbashkëta për të shmangur një kthim në konflikt”.

Sipas Axios, Witkoff dhe Kushner kanë komunikuar drejtpërdrejt me ministrin izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer, duke i kërkuar Jerusalemit të “reagojë proporcionalisht por të tregojë vetëpërmbajtje”.

Jared Kushner, ish-i dërgurai i Trump-it për Lindjen e Mesme gjatë mandatit të parë presidencial, dhe Witkoff, kanë luajtur një rol kyç në negociatat e fundit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

19 October, 2025
Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

19 October, 2025
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

19 October, 2025
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result