OBSH: Duhen 675 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri sot një thirrje për fonde prej  675 milionë dollarësh (613 milionë euro), për të luftuar tre muajt e ardhshëm epideminë e pneumonisë virale, që ka shkaktuar rreth 500 të vdekur.

“Ne kërkojmë 675 milionë dollarë për të financuar planin për tre muajt e ardhshëm. Rreth 60 milionë dollarë janë të destinuara për të financuar operacionet e OBSH-së dhe pjesa tjetër është e destinuar për vendet që janë më të kërcënuara nga virusi”, deklaroi drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus, në një konferencë shtypi.

“675 milionë dollarë janë shumë para, por janë shumë më pak se fatura që do të duhet të paguajmë nëse nuk investojmë për përgatitjen që tani”, shtoi ai./ATSH/

Share This Article