ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Do të votojmë, por jo me zemrat tona’: Brenda zgjedhjeve të organizuara nga sundimtarët ushtarakë të Myanmarit 1 minute ago
Reforma gjyqësore në Bosnje-Hercegovinë, miratimi i dy ligjeve kryesore, kyçe për të nisur negociatat me BE-në 8 minutes ago
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale  12 minutes ago
Haga nuk i dha leje për varrimin e babait, Veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë 14 minutes ago
Plas lënda shpërthyese brenda xhamisë gjatë faljes, autoritetet siriane raportojnë për 6 viktima  16 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

DW: Kurti kryeministër – një partner jokomod për BE-në

albnews by albnews
5 February, 2020
in Kosova
0
Albin Kurti-kryeministër i ri i Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Gjermania zyrtare pritet që Albin Kurtit t’i dërgohet së shpejti një ftesë për vizitën zyrtare në Berlin, mësoi DW nga qarqe qeveritare. Megjithatë qarqet nga Berlini e shohin ardhjen e Kurtit në krye të qeverisë së re me ndjenja të përziera: disa janë të mendimit se Albin Kurti do ta vështirësojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, të tjerë janë më optimistë dhe mendojnë se edhe një radikal si Kurti do t’i ndryshojë qëndrimet e tij radikale, kur të përballet me kufijtë e arsyes shtetërore.

Shtypi ditor në Gjermani deri tani nuk e ka komentuar qeverinë e re Kurti. Entuziazmi për kthesën historike të Kosovës, që për herë të parë do të drejtohet nga “Burri fjalëkthyes”, siç e quan atë Erich Rathfelder në “taz”, dhe nga një qeveri “Pa luftëtarë” të UÇK-së, siç vë në dukje Michael Martens në FAZ.

Megjithatë, kërshëria dhe deri diku pritshmëritë ndaj Kurtit janë të mëdha.

RelatedPosts

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale 

Haga nuk i dha leje për varrimin e babait, Veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Bodo Weber, një nga konsulentët e partive në Berlin, parashikon në një intervistë për DW se Kurti si kryeministër do të jetë një bashkëbisedues jo fort komod për BE-në dhe ndërkombëtarët.

“Nga njëra anë për shkak të qëndrimeve të tij parimore e demokratike, por edhe sepse bindjet dhe programi i partisë së tij vazhdojnë të përmbajnë elemente dogmatike-ideologjike”, ka thënë Weber.

“Pritshmëri për rol pozitiv për paqen në rajon”

Një nga deputetët që nuk e fsheh gëzimin e tij duke e parë Kurtin si kryeministër të ri të Kosovës është Josip Juratoviq. Deputeti socialdemokrat e kishte mbështetur Kurtin qysh gjatë fushatës. Ai i tha Deutsche Welles se është shumë i gëzuar që u arrit të shmangej përsëritja e zgjedhjeve.

Por sfidat, janë të mëdha: “Përparimi social dhe ekonomik i Kosovës, lufta kundër korrupsionit, por edhe bashkëpunimi rajonal”, numëron ai. “Nuk është vetëm çështja e pavarësisë së Kosovës, por edhe bashkëpunimi me vendet e rajonit, sidomos me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën”, sqaron Juratoviq. “Dhe ne do ta shohim me shumë vëmendje këtë bashkëpunim, me shpresë që qeveria e re do të luajë një rol pozitiv për paqen në rajon”.

“Liberalizimi i vizave”

Manuel Sarrazin, deputeti i të Gjelbërve, pret tani që qeveria e re të dëshmojë se “mund ta bëjë më mirë punën se e mëparshmja”. Ngjashëm i sheh sfidat edhe ai: “Sidomos të rinjtë me të drejtë presin një kurs të fortë reformash që do të sjellë më shumë demokraci dhe sundim të ligjit, më shumë perspektiva për të ardhshme dhe zhvillim të qëndrueshëm”.

Sarrazin mendon se tani ka ardhur koha që Kosova të marrë shpërblimin e merituar: “Vendi i ri e ka merituar të gjithë mbështetjen e BE-së për këtë kurs reformues. Edhe për këtë arsye, duhet më në fund të arrihet vendimi i vonuar për liberalizimin e vizave për kosovarët”.

Sarrazin u shpreh më tej për Deutsche Wellen se “rruga drejt BE-së për Kosovën dhe Serbinë do të jetë e mundur vetëm përmes një procesi të suksesshëm të normalizimit”. Sarrazin shton gjithashtu edhe se “nuk duhet kurrsesi që të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Do të votojmë, por jo me zemrat tona’: Brenda zgjedhjeve të organizuara nga sundimtarët ushtarakë të Myanmarit

‘Do të votojmë, por jo me zemrat tona’: Brenda zgjedhjeve të organizuara nga sundimtarët ushtarakë të Myanmarit

27 December, 2025
Reforma gjyqësore në Bosnje-Hercegovinë, miratimi i dy ligjeve kryesore, kyçe për të nisur negociatat me BE-në

Reforma gjyqësore në Bosnje-Hercegovinë, miratimi i dy ligjeve kryesore, kyçe për të nisur negociatat me BE-në

27 December, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale 

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale 

27 December, 2025
Haga nuk i dha leje për varrimin e babait, Veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

Haga nuk i dha leje për varrimin e babait, Veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result