Vritet nga burri 29-vjeçarja shqiptare në Kanada, nënë e katër fëmijëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, ku një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç.

Sipas raportimeve të mediave vendase, burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi. /Lapsi.al

Share This Article