ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zelensky kërkon armë me rreze të gjatë veprimi nga vendet evropiane  15 minutes ago
Trump: Moska dhe Kievin t’i japin fund menjëherë luftës 19 minutes ago
Marrëveshje historike paqeje mes Tajlandës dhe Kamboxhias, e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan Donald Trump 21 minutes ago
Ultimatumi i Trumpit për Hamasin: Keni 48 orë kohë për të dorëzuar trupat e mbetur të pengjeve 23 minutes ago
Rubio premton kthimin e të gjithë trupave të pengjeve në Izrael 24 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

albnews by albnews
25 October, 2025
in Kosova
0
Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të dielën, më 26 tetor, në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën vendimtare që do të përcaktojë nëse Albin Kurti do të arrijë të formojë qeverinë e re.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është mandatuar nga presidentja Vjosa Osmani më 11 tetor për të paraqitur programin dhe kabinetin e tij, por deri tani nuk ka siguruar shumicën e nevojshme parlamentare.

RelatedPosts

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Osmani: Nëse s’ka Qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për krijimin e shumicës

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Albin Kurti nuk arrin të krijojë Qeverinë e re të dielën në Kuvendin e Kosovës?

Burime nga partitë opozitare bëjnë të ditur se nuk ka pasur asnjë takim mes Kurtit dhe përfaqësuesve të tyre për ndonjë marrëveshje koalicioni. Aktualisht, Vetëvendosja ka vetëm 56 vota – 48 nga deputetët e saj dhe 8 nga minoritetet joserbe – pesë më pak se numri minimal prej 61 votash që kërkohen për formimin e qeverisë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qenë i prerë se partia e tij nuk do të mbështesë një qeveri Kurti 3. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar dallimet e thella me Vetëvendosjen. Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj i AAK-së ka thënë se mbështet idenë e një “qeverie të opozitës”, ndërsa Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate ka paralajmëruar votë kundër, për sa kohë Dimal Basha mbetet kryetar i Kuvendit.

Nëse Kurti dështon të formojë qeverinë të dielën, Kushtetuta e Kosovës parashikon që një shumicë e dytë parlamentare ka dhjetë ditë kohë për ta provuar. Por PDK, si forca e dytë politike, ka paralajmëruar se nuk do t’i kërkojë presidentes një mandat të dytë, çka praktikisht hap rrugën për zgjedhje të reja të parakohshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zelensky kërkon armë me rreze të gjatë veprimi nga vendet evropiane 

Zelensky kërkon armë me rreze të gjatë veprimi nga vendet evropiane 

26 October, 2025
Trump: Moska dhe Kievin t’i japin fund menjëherë luftës

Trump: Moska dhe Kievin t’i japin fund menjëherë luftës

26 October, 2025
Marrëveshje historike paqeje mes Tajlandës dhe Kamboxhias, e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan Donald Trump

Marrëveshje historike paqeje mes Tajlandës dhe Kamboxhias, e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan Donald Trump

26 October, 2025
Ultimatumi i Trumpit për Hamasin: Keni 48 orë kohë për të dorëzuar trupat e mbetur të pengjeve

Ultimatumi i Trumpit për Hamasin: Keni 48 orë kohë për të dorëzuar trupat e mbetur të pengjeve

26 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result