Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, paralajmëroi të shtunën se në rast se bisedimet me Afganistanin dështojnë, dy vendet mund të përfshihen në një “luftë të hapur”. Ai theksoi gjithsesi se Afganistani dëshiron paqe, duke shtuar se aktualisht të dyja palët po respektojnë armëpushimin e arritur kohët e fundit.

Deklarata vjen pas një serie përleshjesh të përgjakshme në kufi këtë muaj, pas kërkesës së Pakistanit që talebanët të godasin grupet islamiste që, sipas Islamabadit, sulmojnë forcat pakistaneze nga territori afgan. Për pasojë, Pakistani kreu sulme ajrore përtej kufirit dhe të dyja palët shkëmbyen zjarr të rëndë artilerie, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona dhe disa pika kufitare mbetën të bllokuara.

Bisedimet e Stambollit, që nisën sot dhe pritet të vazhdojnë edhe të dielën, synojnë krijimin e një mekanizmi për zbatimin afatgjatë të armëpushimit të arritur më parë në Doha. Sipas Asif, gjatë katër deri në pesë ditëve të fundit nuk është regjistruar asnjë incident, duke treguar për një respekt të përkohshëm të marrëveshjes.

Share This Article