Rama në Këshillin e Atlantikut: Ballkani Perëndimor, i transformuar në një hapësirë bashkëpunimi falë SHBA-ve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë pikë së pari dhe mbi të gjitha falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut në një bashkëbisedim të hapur mbi vizitën në Uashington, metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën “Anti KÇK”, kryesimin e OSBE-së dhe natyrisht, programin e rindërtimit.

“Transformimi i pabesueshëm i hapësirës sonë nga një hapësirë armiqësie dhe kapituj të tjerë të gjatë konflikti e gjakderdhjeje, në një hapësirë bashkëpunimi. Nuk jemi ende atje ku duhet dhe mund të jemi se ka ende çështje për të zgjidhur dhe ne mbështetemi shumë tek ndihma e miqve tanë amerikanë”, tha Kryeministri Rama.

“Si vend, si komb shqiptar, personat që jetojnë në Shqipëri, por edhe ata që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi në një pozitë më të mirë. Po të kthehemi pas 30 vjet dhe po të përpiqemi të përfytyrojmë se si do të ishte rrjedha e historisë pa SHBA-të është e pamundur të imagjinoje se do të ishim këtu ku jemi sot”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se “në këtë moment jo vetëm kemi shumë për të shkëmbyer sa u takon marrëdhënieve tona dypalëshe, por edhe sa u takon sfidave të përbashkëta një prej të cilave është Irani. Ju e dini shumë mirë që kemi një problem me këtë vend me regjimin e tij, sigurisht në të njëjtën kohë jemi mjaft të vetëdijshëm për faktin që ndërkohë që kemi ndërmarrë një risk duke hyrë në një operacion të përbashkët me SHBA-të për të shpëtuar njerëz, jeta e të cilëve kërcënohej, në të njëjtën kohë ndjehemi shumë mirë që nuk jemi vetëm në këtë”./ATSH/

Share This Article