Rama e quajti aktor që të bën për të qeshur, Binaj: Aktori më i madh është Edi Rama, u merr 140 milionë euro qytetarëve duke “i bindur” se po bën incinerator

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës ka deklaruar sot se Kryeministri Rama u merr 140 milionë euro qytetarëve duke i bindur se po bën incinerator.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Binaj i është përgjigjur etiketimit që i bëri Kryeministri gjatë podcastit të tij “Flasim”.

Rama e quajti Binaj “një aktor që të bën për të qeshur”. Në lidhje me këtë, Florjan Bindaj shkruan në reagimin e tij se aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, i cili sipas tij u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator.

Mesazhi i florjan Binaj

Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fweb.facebook.com%2FFlorjanBinaj%2Fposts%2Fpfbid0S3PHCPc1tbKSk2WofneX3GoRsYiyMqNFH5W9egewah3gheZPghFJMVuDxNcaRGXVl&show_text=true&width=500

Share This Article