Atentat i dështuar i IRA-s gjatë Brexit Day

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike po heton mbi një sulm të projektuar prej grupeve të ashtuquajtura ”disidentë guerilë të IRA-s”, në Irlandën e Veriu gjatë 31 janarit të kaluar, ditën kur Britania e Madhe doli nga BE (Brexit Day).

Hetuesit britanikë bënë të njohur planin e disidentëve në një konferencë për shtyp në Belfast.

Hetimet çuan në zbulimin e një bombe të vendosur në një kamion, në një park automobilistik në Lurgan, pranë Belfastit.

“Nga informacioni i disponueshëm është e qartë për policinë, që disidentët republikanë e kishin vendosur bombën me qëllim, dhe pa menduar as vdekjen e drejtuesit të automjetit dhe as të qytetarëve”, theksoi detektivi Sean Wright.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërkohë që policia ka bërë thirrje për informacione nga ana e dëshmitarëve./ATSH/

Share This Article