ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça 6 minutes ago
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja 8 minutes ago
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident 11 minutes ago
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President 4 hours ago
Stoli i Juventusit, Spalletti është i preferuari 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Po na la Zoti jetë, do vijoj të jem prokuror”- Dumani në Kuvend: Kemi hetuar 71 persona për inceneratorët, ja ç’presim

albnews by albnews
27 October, 2025
in Albania
0
“Po na la Zoti jetë, do vijoj të jem prokuror”- Dumani në Kuvend: Kemi hetuar 71 persona për inceneratorët, ja ç’presim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij, Dumani iu përgjigj edhe disa pyetjeve të deputetes demokrate Jorida Tabaku, lidhur me hetimet ndaj inceneratorëve.

RelatedPosts

SPAK i përsërit fletë-thirrjen Ballukut: Paraqitu së bashku me avokatin brenda javës

Nga Irani dhe jo vetëm, Shqipëria po përjeton një sulm kibernetik çdo tre minuta

Roza Anagnosti, ikona e skenës dhe ekranit shqiptar

Dumani tha se hetimet për inceneratorët vijojnë, teksa shtoi se SPAK do e mirëpriste nëse ish-ministri Arben Ahmetaj do të pranonte të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.

Gjithashtu Dumani tha se nuk ishte tip që dorëzohej apo trembej thjeshtë, teksa shtoi se nëse i lë Zoti jetë, do të vijojë të jetë prokuror i Republikës.

Ai gjithashtu përsëriti thirrjen drejtuar Kuvendit për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.

“SPAK ka hetuar në kuadër të 3 procedimeve penale për 3 inceneratorët 71 persona. Po hetohet edhe për fakte penale dhe persona të tjerë që mund të jenë përgjegjës për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto 2 procedime penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor.

Lidhur me pyetjen që nuk e kemi marrë ende si të pandehur zotin Veliaj, dua t’ju them se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar lidhur me këtë procedim penal, por vijojnë akoma. Lidhur me pyetjen nëse ka përpjekje të SPAK për të kërkuar një dëshmi të Arben Ahmetajt nga Zvicra, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti, por për ne sot ai është një person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Nëse ai dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur. E fundit unë nuk dorëzohem, iu bëj ballë sfidave.

Unë do vijoj të jep prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, po na la Zoti jetë. Gjithashtu theksoj se i kam kërkuar disa herë Parlamentit që të rishqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të Prokurorëve të Posaçëm. Dhe jo pak herë është aluduar se e bëj këtë për interes personal. Por për këtë arsye, nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë unë nuk kandidoj”, tha mes të tjerash Dumani. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

27 October, 2025
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

27 October, 2025
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

27 October, 2025
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

27 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result