Blendi Gonxhja në Abu Dhabi dhe Dubai: Prezantojmë vizionin e Shqipërisë për turizmin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar një takim me kryetaren e grupit të punës për Turizmin në Dhomën e Tregtisë të Abu Dhabit,  Shaikha Nasser Al Nowais.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Gonxhja shkruan se si “kryetare e Grupit të Punës për Turizmin në Dhomën e Tregtisë të Abu Dhabit, Shaikha Al Noëais ka luajtur një rol kyç në forcimin e bashkëpunimeve strategjike dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë”

“E përzgjedhur për të marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Turizmit në UN Tourism, duke filluar nga janari 2026, znj. Al Nowais përfaqëson një vizion të ri global për zhvillimin e turizmit qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Takim frymëzues mbi mundësitë për të riformësuar turizmin global përmes qëndrueshmërisë, inovacionit dhe përfshirjes ekonomike, duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, thekson Gonxhja.

Gjithashtu ai bën të ditur se Shqipëria përfaqësohet edhe në EDubai ku mbahet “Future Hospitality Summit, FHS World 2025, që mbledh mbi 200 folës ndërkombëtarë dhe delegatë nga mbi 50 vende të botës”

Ai thekson në këtë platform ku përfaqëson Shqipërinë do të diskutohet për transformimin e turizmit global, “duke prezantuar vizionin tonë për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe investime me vlerë të lartë, një destinacion që po shndërrohet nga sezonal në dymbëdhjetëmujor”.

Share This Article