ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra 8 hours ago
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën 8 hours ago
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale 8 hours ago
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima 8 hours ago
Përdhunoi një vajzë shqiptare në Itali, ish-ylli brazilian i Milanit dhe i Realit thyen heshtjen nga qelia: Jetoj njësoj si… 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kjo është kompania e parë në botë që kalon vlerën prej 5 trilionë dollarësh

albnews by albnews
29 October, 2025
in Bota, Technologji
0
Kjo është kompania e parë në botë që kalon vlerën prej 5 trilionë dollarësh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nvidia ka hyrë në histori si kompania e parë në botë që arrin një vlerë tregu prej 5 trilionë dollarësh, duke kapërcyer çdo rekord të mëparshëm në bursën globale.

Kërkesa e jashtëzakonshme për çipet e inteligjencës artificiale (AI) të kompanisë ka çuar vlerën e saj në nivele të papara më parë. Ky moment historik u arrit të mërkurën në hapje të tregjeve, vetëm tre muaj pasi Nvidia kishte kaluar pragun e 4 trilionë dollarëve. Për ta kuptuar më qartë ritmin e rritjes: kompanisë i janë dashur vetëm 13 muaj për të kaluar nga 3 në 4 trilionë dollarë.

RelatedPosts

Udhëtimi i ëndrrave kthehet në tragjedi/ 80-vjeçarja pagoi 80 mijë paund në turin me kroçiere, gjendet e vdekur pasi e harrojnë në ishull

Bill Gates ngre alarmin: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

SHBA-ja tërheq disa trupa nga Rumania, autoritetet: Vendimi ishte i pritshëm, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm

Aksionet e Nvidia-s (NVDA) u rritën me 3% në hapje të tregut, ndërsa gjatë vitit 2025 janë rritur me rreth 50%. Prej disa vitesh, kompania ka qenë ndër më të suksesshmet në indeksin S&P 500, falë bumit të investimeve në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Rritjen e çmimit të aksioneve të mërkurën e nxitën edhe pritshmëritë për një takim mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping, që mund të hapte tregun kinez për çipet e nivelit të lartë të Nvidia-s. Një ditë më parë, CEO i kompanisë, Jensen Huang, gjatë fjalimit të tij në konferencën “GTC AI” në Uashington, shpalosi vizionin e tij për një të ardhme ku çipet e Nvidia-s do të përdoren në çdo fushë, nga kullat e telefonisë celulare deri te makinat me autopilot.

Në të njëjtën kohë, një tjetër gjigant teknologjik, Apple, ka kaluar kufirin e 4 trilionë dollarëve, duke dëshmuar se iPhone mbetet ende një magnet për konsumatorët dhe investitorët, pavarësisht se kompania ka mbetur pas në garën për inteligjencën artificiale.

Së fundmi, Nvidia dhe OpenAI kanë njoftuar një marrëveshje gjigante bashkëpunimi: OpenAI do të blejë çipa me vlerë miliarda dollarë, ndërsa Nvidia do të investojë 100 miliardë dollarë në kompaninë e ChatGPT-së, me pagesa që do të shpërndahen me kalimin e kohës. Për më tepër, Nvidia ka njoftuar një investim prej 5 miliardë dollarësh në Intel, i cili po përballet me vështirësi financiare.

Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se ky “rreth investimesh të ndërsjella”, së bashku me ritmet e frikshme të rritjes së industrisë dhe paqartësinë mbi kthimin real të investimeve në AI, mund të krijojnë një flluskë financiare që rrezikon të shpërthejë.

Sipas drejtuesve të kompanisë, gjatë shpalljes së rezultateve të tremujorit të fundit, Nvidia pret të përfitojë nga deri në 4 trilionë dollarë investime në infrastrukturën e AI deri në fund të dekadës. Vetëm në tremujorin e fundit, kompania ka realizuar gati 26 miliardë dollarë fitim neto, një shifër që e vendos në majën e botës së teknologjisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

29 October, 2025
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

29 October, 2025
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

29 October, 2025
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result