Cristiano Ronaldo pësoi një tjetër zhgënjim me Al Nassr, pas humbjes 2-1 në shtëpi kundër Al Ittihad në Kupën e Arabisë Saudite, duke humbur mundësinë për të fituar trofeun e parë me klubin e ri.
Karim Benzema dhe Aouar shënuan golat e fitores për skuadrën mysafire, ndërsa Ronaldo pati disa raste të pastra për të gjetur rrjetën që nuk i shfrytëzoi.
Ky është një tjetër dështim për portugezin që prej transferimit të tij në Arabinë Saudite, ku ende nuk ka arritur të fitojë një trofe.
Në total, Ronaldo ka regjistruar 13 tentativa pa sukses për të fituar çmime në tri kampionate, katër kupa, dy Champions Aziatikë dhe katër Superkupa.
Megjithatë, sezoni i Al Nassr në kampionat vazhdon të jetë i fortë.
Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus kryeson tabelën me tre pikë avantazh ndaj Al Taawoun, duke shënuar 22 gola dhe pësuar vetëm dy, duke treguar një formë të qëndrueshme pavarësisht zhgënjimit në Kupë.




