“Skandal”, njohja e Kosovës nga Siria nuk pritet mirë në Beograd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njohja e Kosovës nga Siria nuk është pritur mirë në Beograd. Media serbe e ka konsideruar “skandal” njohjen e Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë këtë të mërkurë, më 29 tetor.

Skandal: Siria njeh të ashtuquajturën Kosovë”, është titulli i artikullit të medias serbe “B92”.

Më pas artikulli vazhdon: “Damasku ka njohur zyrtarisht të ashtuquajturën Kosovë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme Siriane. Një takim i përfaqësuesve të udhëheqjes së Sirisë, Arabisë Saudite dhe të ashtuquajturës Kosovë u mbajt në Riad të mërkurën.”

Lajmi i mirë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria, u bë i ditur më herët këtë të mërkurë nga presidentja Vjosa Osmani. Në një njoftim në Facebook, Osmani tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, të mërkurën në Riad.

Ajo e falënderoi presidentin e Sirisë, Al Sharaa, për vendimin për njohjen e Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin e saj.

Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është njohur nga 120 vende.

Share This Article