Albania
Përmbytje ekstreme në Mesdhe, ekspertët zbulojnë faktorët që i favorizojnë. Rrezikohet edhe Shqipëria
Një studim i ri nga Qendra Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike ka zbuluar mekanizmin që favorizon përmbytjet ekstreme në rajonet mesdhetare.
Sipas studiuesve, bashkëveprimi mes detit, cikloneve stacionare dhe relievit malor krijon një efekt “pa dalje”, që bllokon lagështinë për periudha të gjata dhe çon në reshje rekord. Kjo ndodhi në Emilia-Romagna të Italisë në maj të vitit 2023, ku përmbytjet shkaktuan 17 viktima dhe dëme prej të paktën 8.5 miliardë eurosh.
Studimi u publikua në “Scientific Reports” dhe sipas koordinatorit të studimit, Enrico Scoccimarro, tre faktorë kryesorë përcaktuan këtë katastrofë. I pari është një ciklon stacionar në një pozicion të caktuar mbi Italinë qendrore, i cili gjeneron erëra të vazhdueshme që fryjnë mbi sipërfaqen e detit për një kohë të gjatë mbi Adriatik.
Faktori i dytë është deti, i përshkuar nga erëra të vazhdueshme, që e ngarkon kolonën e ajrit me lagështi dhe aktori i tretë janë malet Alpet dhe Apeninet, të cilat e bllokuan këtë rrjedhë të ajrit mbi rajon, duke krijuar konvergjencë dhe reshje të pandërprera.
Në këto kushte, ajri rimbushej vazhdimisht me avuj uji, duke prodhuar shi të dendur për ditë të tëra, një ngjarje që pritet të ndodhë vetëm një herë në 500 vjet.
Ekspertët paralajmërojnë se ky mekanizëm mund të përsëritet edhe në rajone të tjera me kushte të ngjashme orografike, si brigjet e Shqipërisë, Oksitania, Provenca apo Valencia.
“Këto kushte të veçanta mund të ndodhin në pjesë të tjera të Mesdheut, për shembull, pranë brigjeve të Shqipërisë, në rastin e cikloneve stacionare mbi Italinë qendrore, ose edhe në Oksitani dhe Provencë (Francë) ose Valencia ose Katalonja (Spanjë) në rastin e cikloneve stacionare në pellgun perëndimor të Mesdheut. Në këto rajone, tre aktorët e lartpërmendur mund të shfaqen në skenë së bashku dhe të krijojnë një spektakël të ngjashëm, të trishtueshëm”, thotë Scoccimarro.
Ngrohja e shpejtë e Mesdheut rrit kapacitetin e ajrit për të mbajtur lagështi dhe përforcon rreziqet nga reshje ekstreme.
Studiuesit propozojnë një parametër të ri, “qëndrueshmërinë e dendësisë së ciklonit”, për të përmirësuar parashikimet e këtyre ngjarjeve, të cilat pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të dhunshme në një klimë më të ngrohtë.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania9 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
