Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit Fatos Kongolit.
Dorian Kongoli jetonte e punonte në New York prej më shumë se 25 vjet, ku kishte ndërtuar familjen e tij dhe punonte në policinë amerikane.
Ai ka qenë i angazhuar edhe në shkrime, por në shqip ka qarkulluar vetëm një nga romanet e tij, i titulluar “Transplanti i jetës”.
“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.
DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.
Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:
– Imprint legacy, 2019
– Morning star, 2020
– Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022
Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “TRANSPLANTI I JETËS” (TOENA, 2020).
Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!”, thuhet në reagimin e të afërmve.
 
															
 
                                

