Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka takuar kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan.
“Përherë i lumtur të takohem me mikun e çmuar të kombit shqiptar, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan”, është shprehur Meta.
“Në bisedën e përzemërt dhe të hapur, vlerësuam rëndësinë e partneritetit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane”, ka theksuar Meta.
“Si njohës i shkëlqyer i rajonit, ai është edhe një përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor, dhe forcuar lidhjen tonë transatlantike”, është shprehur Meta./ATSH/