Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar të gjithë artdashësit për ndarjen nga jeta të këngëtares Nexhmije Pagurushën.
Kryeministri Kurti ka shkruar në Facebook se zëri i Nexhmije Pagarushës nuk pushon.
“Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka shkruar se vdekja e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe për të gjithë popullin e muzikën.