Nxjerrje e sekretit shtetëror dhe korrupsion në zgjedhje, SPAK jep pretencën për ish-deputetin Jurgis Çyrbja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë pretencën për ish-deputetin Jurgis Çyrbja. SPAK kërkon nga GJKKO dënimin me 3 vjet burg për Çyrbjan, të  akuzuar për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.

A2 CNN mëson se Çyrbja do të dënohet përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, ai do të vuajë 2 vite burgim.

Të njëjtin dënim SPAK kërkon edhe për Altin Hajrin, të cilin e akuzon për “korrupsion” dhe “tregim sekreti shtetëror”.

Kurse për Ahmet Mashan kërkon 2 vite e 6 muaj, ose 1 vit e 8 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar.

“Ahmet Masha- Tregim i sekretit shtetëror, përkrahje e autorit të krimit- 2 vite e 6 muaj/1 vit e 8 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar”.

​​Kujtojmë se Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale të rënda, të dokumentuara përmes komunikimeve në platformën e koduar “SkyECC”, mes tyre tregim i Sekretit Shtetëror:  Cyrbja dyshohet se ka nxjerrë informacione sekrete të Policisë së Shtetit dhe të dhëna nga sistemi TIMS, duke ndihmuar persona të kërkuar, përfshirë Altin Hajrin, t’i shmangeshin kapjes.

Po ashtu Çyrbja, akuzohet se ka ofruar ndikim te organet ligjzbatuese në këmbim të sigurimit të votave nga Altin Hajri për zgjedhjet e vitit 2021.Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi dha dorëheqjen nga mandati i tij. 

Share This Article