Albania
Presidenti Begaj takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Kajro, vlerëson rolin historik të Diasporës në Egjipt
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me përfaqësues të Diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Egjipt.
Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë për t’u takuar me shqiptarë nga të gjitha trevat e shqiptarisë, duke theksuar se: “kudo ku shkojmë dhe kudo që ndërtojmë jetën tonë, ne dimë të bashkohemi për të ndihmuar njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, për të promovuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona të mrekullueshme”.
Presidenti Begaj vlerësoi rolin historik të Diasporës shqiptare në Egjipt, e cila që nga shekulli XIX ka qenë një urë e rëndësishme lidhjeje mes dy vendeve. Ai përmendi kontributet e figurave të shquara, si: Muhamed Ali Pasha dhe Thimi Mitko, që me vizionin dhe përkushtimin e tyre ndihmuan në zhvillimin e Egjiptit modern dhe në ndërtimin e identitetit kombëtar në periudhën e Rilindjes.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve bashkëkohore mes Shqipërisë dhe Egjiptit përmes bashkëpunimit në fushat e tregtisë, arsimit, shkencës, teknologjisë, kulturës dhe turizmit.
Presidenti Begaj i ftoi të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Egjipt të mësojnë e të promovojnë gjuhën shqipe, të bashkohen në forume e organizata promovuese të vlerave më të mira tonat, në mënyrë që “miqësitë e lindura sot, të kthehen në partneritete të së nesërmes”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
Albania13 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
