Policia italiane sekuestron 400 kilogramë kokainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia italiane njoftoi sot se ka sekuestruar 400 kilogramë kokainë të dërguar në Siçili nga karteli famëkeq i drogës meksikane “Sinaloa”.

“Droga, tepër e pastër, u dërgua nga Bogota në Katania të Siçilisë, ku mbërriti me avion më 11 janar”, deklaroi policia doganore ”Guardia di Finanza”.

Gjithashtu në të njëjtën ditë, në Katania mbërritën dy ndërmjetës nga Guatemala, të cilët punonin për kartelin “Sinaloa”.

Ata u arrestuan 12 ditë më vonë, ndërsa përpiqeshin të negocionin një shitje me tregtarët italianë dhe spanjollë.

Arrestimi u bë në Afi, një qytet i vogël afër liqenit Garda, në veri të Italisë.

Disa ditë më vonë, blerësit u arrestuan më 4 shkurt në Barcelonë./ATSH/

Share This Article