“Emigrimi vijon”, KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Evropian ka publikuar progresraportin për Shqipërinë, ku vë në dukje se emigrimi i të rinjve dhe informaliteti në tregun e punës mbeten probleme të mëdha për vendin.

Në raport theksohet se “punësimi informal vazhdon të jetë një problem i madh, me shumë punëtorë që nuk kanë kontrata formale, sigurime shoqërore dhe mbrojtje ligjore.

Sipas BE-së, mos raportimi i pagave reale është i përhapur, gjë që dëmton sistemin e pensioneve dhe ul besimin në tregun e punës.

Një tjetër pikë kritike është emigracioni i vazhdueshëm i të rinjve dhe punëtorëve të kualifikuar, që, sipas raportit, “përkeqëson mungesën e fuqisë punëtore në sektorët kyç dhe kontribuon në një ikje të trurit”.

Komisioni vëren gjithashtu se politikat aktive të tregut të punës janë të pamjaftueshme, duke penguar aftësinë e punëtorëve për t’u përshtatur me kërkesat e reja të ekonomisë dhe për të gjetur punë më cilësore.

Në përfundim, raporti nënvizon se mbulesa e sistemit të asistencës sociale mbetet e kufizuar, ndërsa bashkëpunimi midis Inspektoratit të Punës, Shërbimeve Sociale, sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve “vazhdon të jetë i dobët”.

Komisioni kërkon përmirësim të kushteve të punës, forcim të institucioneve që mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe politika konkrete për të ndaluar valën e emigrimit të të rinjve shqiptarë.

Share This Article